Liverpooli tregon “forcën”, i shkakton një tjetër humbje Manchester City-it

Liverpooli nuk njeh rival këtë sezon në Premier League, teksa ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 në super duelin ndaj Manchester City-it.  Në një moment delikat në këtë sezon, skuadra e Guardiola pëson një tjetër humbje ndaj një rivali që tashmë e sheh veten 20 pikë para tyre në krye të renditjes.

Mohamed Salah zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 14-t me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë. Në minutën e 37-të, është Szoboszlai që dyfishoi shifrat dhe i dha një foitje të rëndë “qytetarëve” që në pjesën e parë.

Me këtë fitore Liverpooli mbetet në krye me 64 pikë, 11 më shumë se Arsenali, që ka dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?