Liverpul fiton me “poker” ndaj Uest Hem, ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)
Liverpul dhuron spektakël në ndeshjen e javës së 28-të ndaj Uest Hem. Skuadra e Jurgen Klop ka fituar në shifrat 4-1, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në tabelën e renditjes me 57 pikë. Emre Xhan hapi serinë e golave që në minutën 29-të me një goditje me kokë brenda zonës. Ky ishte goli i 100 për këtë sezon në të gjitha kompeticionet për të kuqtë.
Liverpuli do të shpërthente në pjesën e dytë. Fillimisht Mohamed Salh shënon golin e dytë në minutën e 51-të, ndërkohë që pas 6 minutash Firmino shënon golin e tretë. Në minutën e 59-të Mikail Antonio ngushton rezultatin, por Sadio Mane nuk e kishte thënë fjalën e fundit për skuadrën e tij. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

