Liverpul ka fatin kundër, humbje befasuese ndaj Suonsi (VIDEO)

Liverpul mund të cilësohet si një ndër skuadrat me të pafat në Premier League. Skuadra e Jurgen Klop është mposhtur 1-0 në ndeshjen e javës së 24-t ndaj Suonsi.

Të kuqtë dominuan në 45 minutat e para të ndeshjes duke pasur mundësi të shumta shënimi, por Shansi nuk ishte me ta. Vendasit ndërkohë gjetën rrugën e rrjetës që në tentativën e parë në portë. Pas një goditje nga këndi në minutën e 40-të, Mauson, godet në hyrje të zonës duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

Liverpul përpiqe në të gjitha mënyrat për të gjetur të paktën golin e barazimit, por kjo nuk ishte mbrëmja e tyre. Firmino, Emre Xhan dhe Salah nuk arritën që të konkretizonin mundësitë e tyre për shënim. Liverpul pas kësaj humbjeje, e pataqw nga muajin tetor, mbeten në vendin e katërt, me 47 pikë, 3 më pak se Çelsi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?