Liverpul rigjen fitoren në Premier League, Arsenal mundet nga Suonsi (VIDEO)

Liverpuli rikthehet në rrugën e fitoreve në kampionat, teksa sonte në mbrëmje ka fituar në transfertë me rezultatin 3-0 ndaj Hadersfilldit. Skuadra e Jurgen Klop shënoi golin e parë në minutën e 26-të me Emre Xhan.

Firmino dyfishoi avantazhin e të kuqve në minutën e parë shtesë, ndërkohë që 12 minuta nga fundi, Salah shënoi nga pika e bardhë. Liverpul pas këtij suksesi ngjitet në vendin e  katërt me 50 pikë, po aq sa Çelsi i vendit të tretë.

Mbrëmje aspak pozitive ndërkohë për Arsenalin, që pëson humbjen e shtatë në këtë sezon ndaj Suonsi në transfertë. Goli i Moreal ishte i pamjaftueshëm për ekipin e Venger, që është gjithmonë e më lart objektivit për një vend në Champions. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?