Liverpuli e mbyll në avantazh pjesën e parë, 45 minuta larg Kievit (VIDEO)

Roma dhe Liverpul kanë dhuruar gola dhe spektakël në pjesën e parë në ndeshjen që po luhet në “Olimpiko”. Skuadra angleze po fiton në shifrat 2-1. Liverpuli zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 9-të. Firmino përfitoi nga një gabim i Naingolan duke i dhuruar topin Mane, i cili nuk ka falur përballë portierit Alison. Kundërpërgjigja e Romës është e menjëhershme, teksa pas 6 minutash gjejnë golin e barazimit. Mbrojtja angleze kërkon të largojë topin nga zona, por gjen kokën e Milner dhe më pas shkon në rrjetë.

Liverpuli kaloi sërish në avantazh në minutën e 26-të. Verdhekuqtë kanë bërë një tjetër gabim në mbrojtje, teksa Xheko i ka dhuruar topin Vijnaldum, i cili nuk fal me kokë brenda zonës. Roma përpiqet që të reagojë me El Sharauin, i cili gjen shtyllën në minutën e 34-të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?