Liverpuli nuk ka mëshirë ndaj Portos, fiton me “manita” në Portugali (VIDEO)

Liverpuli ka hipotekuar kualifikimin për në çerekfinale të Championsit. Skuadra angleze shkatërron Porton në Portugali 5-0 në takimin e parë. Mane hapi serinë e golave që në minutën e 25-të, ndërkohë që Salah dhuron spektakël 4 minuta më pas duke shënuar dhe golin e dytë. Dominimi i skuadrës së Klopit vijon edhe në pjesën e dytë, teksa Mane shënon golin e tretë për skuadrën e tij.

Në minutën e 70-të është radha e Firminos për të shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve. Ndeshja nuk përfundon këtu, pasi Sadio Mane 5 minuta nga fundi shënon golin e tretë personal. Dueli i kthimit do të jetë vetëm për statistika, pasi Liverpuli ashtu si Siti e kanë siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?