Llogaritë se si Shqipëria mund të shkojë në Kupën e Botës nëpërmjet Ligës së Kombeve
Shqipëria e mbylli në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C të Natios League, pasi mori një fitore 3-2 kundër Bjellorusisë. Kuqezinjtë në fakt me këtë sukses siguruan kalimin për në Ligën B në edicionin e ardhshëm si dhe një përfitim prej 1.1 milion eurosh. Një tjetër efekt pozitiv është edhe kalimi në vazon e tretë për në fazën kualifikuese për në Botërorin 2022, çka do të thotë një kundërshtar më i lehtë në grup. Gjithsesi përfitimet nuk mbyllen këtu, pasi vendi i parë na jep më shumë shpresa për kualifikimin për në fazën “Play Off” për në eliminatoret e Botërorit, edhe pse këtë herë me një format shumë më të komplikuar se Europiani. Më poshtë po bëjmë një shpjegojmë se si funksionon kualifikimin për në Botërorin e 2022, përmes Ligës së Kombeve.
10 ekipe kualifikohen direkt si fitues të grupeve të eliminatoreve.
10 ekipeve te dyta në grupe iu bashkohen edhe 2 ekipe nga fituesit e grupeve te Nations League.
12 ekipet do të luajnë dy faza “Play off” për të nxjerre fitues 3 kombëtare që do të presin biletat e fundit për në Botëror
Dy ekipet e Nations League që shkojnë në play off do të përzgjidhjen nga ekipet fituese të edicionit të fundit të Nations League.
Fituesit e vendeve të para në të gjithë grupet e Nations League.
1- Francë
2-Belgjikë
3-Itali
4-Spanjë
5-Uells
6- Austri
7- Çekia
8-Hungari
9- Slloveni
10- Mali i Zi
11-Shqipëri
12-Armeni
13-Gjibraltar
14- Ishujt Faroe
Kombëtarja jonë shpreson që të futet në fazën “Play Off”, por fillimisht duhet që 9 ekipe që janë renditur më lart tyre të sigurojnë kualifikimin nëpërmjet eliminatoreve, ose të dalin në vendet e dyta më të mira, një gjë që është e vështirë që të ndodh. Për kuqezinjtë do të kishte pasur më shumë shanse nëse në grupin 4 të Ligës C nuk do të kishte lënë pikë të çmuara në humbjen ndaj Lituanisë në Tiranë (0-1), apo edhe barazimet në transfertë me Lituaninë dhe Kazakistani, të dyja 0 me 0.
Për fat të keq për shkak të 7 pikëve të lënë ndaj rivaleve më të dobët në letër, sot në renditjen e Ligës Kombeve që parasheh kualifikimin për në “Play off”-in, e kualifikimit në botëror jemi pas Hungarisë, Sllovenisë apo Malit të Zi. Nga ekipet që janë më lart nesh, Çekia, Austria, Uellsi apo Mali i Zi do ta kenë të vështirë që ta sigurojnë kualifikimin nëpërmjet eliminatoreve, shorti i të cilës do të hidhet në datën 7 dhjetor.