Llullaku bën ëndrrën realitet, prezantohet te Virtus Entella
Azdren Llullaku më në fund është zyrtarisht një futbollist i ekipit Virtus Entella në Serinë B. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me këtë klub deri në fund të sezonit
Sulmuesi shqiptar do të ketë shok skuadre Naser Alijin. Në mbyllje të edicionit, klubi ka të drejtën e rinovimit edhe për një tjetër vit të marrëveshjes me sulmuesin shqiptar i cili do të mbajë numrin 18 në këtë eksperiencë të re.
Llullaku është formuar si futbollist në kategoritë e ulëta italiane, por problemet me dokumentacionin, meqë ishte ekstrakomunitar, bënë që ai të mos federohej me klubet italiane të nivelit profesionist. Firma në kampionatin italian, në një vend ku banon familja e tij, është realizimi i ëndrrës për sulmuesin e njohur, i cili gjithmonë ka shprehur dëshirën për të luajtur në Itali.

KOHA JONË SONDAZH

