Locatelli shërohet nga koronavirusi, gati për “finalen” nëse Italia kualifikohet

Roberto Mancini merr një lajm të mirë përpara sfidave vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe fituesit të çiftit Portugali-Turqi, të vlefshme për një vend të Botërorin e Katarit.

Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli ka lënë pas krahëve koronavirusin. 24-vjeçari rezultoi pozitiv me Covid-19 një javë më parë, por tamponi i kryer ditën e sotme ka rezultuar negativ.

“Locatelli është rikuperuar dhe në mbrëmje do t’i bashkohet ekipit kombëtar në Koverciano”, lexohet në komunikatën zyrtare të Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Locatelli do të bashkohet me kampionët e Europës pas përfundimit të sfidës ndaj Maqedonisë dhe do të jetë në dispozicion të Mancinit nëse do të kualifikohen pë në “finalen” e 29 marsit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?