Loja e portierëve në Superiore, ja “gardianët” që janë më të saktë me këmbë

Puna e portierëve në ndërtimin e lojës është tashmë vendimtare në futboll. Në një artikull janë evidentuar se kush janë portierët që luajnë më shumë me këmbë në Kategorinë Superiore. Në këto statistika kemi hequr rivëniet fundore dhe kemi marrë në konsideratë vetëm pjesën tjetër të lëvizjeve të portierëve, për të kuptuar sesa përfshihen në lojë dhe sesi reagojnë në spostimin e lojës.

Alban Hoxha i Partizanit është portieri që luan më shumë me këmbë në Kategorinë Superiore. Në të njëjtën kohë është edhe portieri që luan më shumë shkurt topin, duke marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e manovrës së skuadrës. Portierët e Vllaznisë, Teutës dhe Laçit janë portierët që luajnë më shumë me topin e gjatë. Vllaznia, Flamurtari dhe Bylis kanë portierë që preferojnë pasimet e gjata përballë atyre të shkurtrave (Bylis në këtë aspekt është gjithsesi shumë i ekuilibruar).

Sigurisht që pasimet e shkurtër kanë një koeficent vështirësie më të pakët në krahasim me pasimet e gjatë. Për këtë, kemi dashur të kuptojmë se kush janë portierët që gjuajnë me më shumë saktësi topat e gjatë.

Duke parë përtej kësaj statistike, që gjithsesi shkon dhe kryqëzohet me grafikun e mëparshëm, del sesi në nivel global mundësia që një top i gjatë të ketë përfundim të sukseshëm është shumë më i ulët në krahasim me një lëvizje të studiuar dhe menduar. Përvec saktësisë së pasimit të gjatë, është e rëndësishme të konsiderohet ajo që ndodh pasi një pasim i gjatë është marrë nga lojtari. Një pasim i gjatë i saktë shpesh bën që të lindi një duel ajror që preket nga shoku i skuadrës por rikuperohet nga skuadra kundërshtare.

SHKARKO APP