Lojërat Olimpike në Tokio, 2 atletë preken nga Covid-19
Organizatorët e lojërave Olimpike të Tokios kanë raportuar rastet e para me Covid-19 në mesin e atletëve në fshatin olimpik.
Dy atletë në fshatin Olimpik dhe një tjetër që nuk po qëndron në këtë fshat, kanë dalë pozitivë me koronavirus, thanë organizatorët, duke mos dhënë detaje lidhur me atletët e infektuar.
Më pak se një javë para nisjes së Olimpiadës janë rritur shqetësimet se si organizatorët do ta menaxhojnë virusin pasi ka një fluks atletësh, staf mbështetës dhe personel tjetër që ka ardhur nga jashtë.