Lojtarët e Atleticos reduktojnë me 70% pagat dhe ndihmojnë punonjësit e tjerë

Futbollistët dhe stafi teknik i Atletico Madrid, duke përfshirë edhe trajnerin Simeone, do të ulin pagat e tyre me 70 për qind deri në fund të urgjencës së koronavirusit. Ata do të paguajnë edhe pagat për punonjësit e papunë të klubit për shkak të ngrirjes së aktiviteteve.

Gjesti i solidaritetit i vjen në ndihmë 430 punonjësve të klubit “Los colchonero”, që hynë në programin ERTE, një lloj papunësie e përkohshme të cilës iu bashkuan disa ndërmarrje spanjolle gjatë kësaj krize.

Ulja e pagave ka të bëjë me drejtuesit dhe lojtarët e ekipit të parë për meshkuj, ekipin e meshkujve B dhe ekipin e parë të femrave. 50% e stafit dhe lojtarëve nga ekipi i parë dhe 50% e Komitetit Drejtues do të kontribuojnë në pagimin e pagave të punonjësve.

Në këtë mënyrë, të gjithë punonjësit e klubit madrilen do të jenë në gjendje të mbajnë pagën e tyre, përkundër programit ERTE (Expedientes de Regulacion Temporal de Empleo) duke i lejuar kompanisëë që të pezullojë përkohësisht kontratat ose të zvogëlojë orarin e punës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP