Lojtarët e Chelsea-t në gjunjë për George Floyd
Futbollistët e skuadrës së Chelsea-t kanë ndjekur shembullin e kolegëve të tyre të Liverpoolit duke shprehur solidaritet ndaj George Floyd, afrikano-amerikanit që u vra nga një agjent policie në Minneapolis.
Blutë e Londrës siç mund të shihet edhe në foton e publikuar nga vetë klubi, janë ulur në gjunjë dhe më kokën ulur.
Fotoja është ripublikuar edhe nga futbollisti Ruben Loftus-Cheek,i cili ka shtuar frazën: “Kur jemi shumë e shumë. Jemi njerëz të githë dhe më të fortë”. /R.Lika-Koha Jone/