Lojtarët e Partizanit transformohen në “ushtarë” në Turqi, argëtohet me lojëra
Partizani është duke zhvilluar mini-fazën përgatitore në Antalia. Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore, u përballën ditën e djeshme me turqit e Trabzonsporit, në takimin që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1-0.
Përveç stërvitjeve tepër intesive, në kampin e kuq gjejnë kohë edhe për argëtim. Ditën e sotme “demat e kuq”, janë organizuar të gjithë së bashku duke luajtur “Paintball”.
Të ndarë në 2 skuadra, të kuqe dhe blu, futbollistët e Partizanit janë argëtuar tej mase. Kjo gjë evidentohet nga fotot e postuara në faqen zyrtare të klubit. Nuk mungon edhe përshëndetja e famshme ushtarake, me në krye Bruno Telushin!