Lojtarët e Tiranës sulmojnë arbitrin pas ndeshjes, i ndalojnë forcat e sigurisë (VIDEO)
Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës duhej të mbyllej me festën e titullit të radhës për bardheblutë. Por në fakt u mbyll me pamje të turpshme, pasi policia është dashur të hyjë në fushë për të mbrojtur gjyqtarin nga sulmi i lojtarëve të bardhebluve.
Këta të fundit, kanë protestuar për vendimet e gjyqtarit Laver Alla duke iu vërsulur këtij të fundit sapo mbylli sfidën dhe u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të mbajtur larg lojtarë si Bekaj e Totre teksa më pas ishte drejtori sportiv Tefik Osmani ai që largoi vetë futbollistët.
Osmani nuk i shmangu disa batuta ndaj gjyqtari i cili u rrethua nga policia, që e shoqëroi jashtë fushës së lojës në momentet e fundit të takimit.
KOHA JONË SONDAZH

