Lojtarët e Turqisë kalojnë një natë pa gjumë? Tifozët hedhin fishekzjarre para hotelit (VIDEO)

Kombëtarja e Turqisë ka kaluar një natë të vështirë në prag të sfidës vendimtare ndaj Kosovës në playoff-in për Kupën e Botës 2026, mes një atmosfere të ndezur nga tifozët vendas.

Entuziazmi i madh i tifozëve dardanë është reflektuar edhe jashtë stadiumit, ku një pjesë e tyre kanë tentuar të ushtrojnë presion psikologjik ndaj kundërshtarëve. Sipas raportimeve, gjatë natës janë ndezur vazhdimisht fishekzjarre pranë hotelit ku është akomoduar përfaqësuesja turke.

Qëllimi i këtij veprimi ka qenë prishja e qetësisë së lojtarëve turq dhe pengimi i pushimit të tyre para ndeshjes së rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se aktiviteti me mjete piroteknike ka vijuar për disa orë, duke krijuar një atmosferë të tensionuar dhe elektrizuese në prag të përballjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?