Lojtarët në La Liga mund të stërviten 48 orë pasi të testohen për Covid-19

Klubet e La Liga-s mund të rinisin stërvitjen 48 orë pasi futbollistët e tyre do t’i nënshtrohet testit të koronavirusit. Lojtarët do të testohen për COVID-19 nga data 5 deri më 7 maj, por më parë duhet marr drita jeshile nga qeveria spanjolle.

Këshilli Kombëtar i Sportit i Qeverisë (CSD) beson se rinisja e sezonit në La Liga është i mundur, duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Nëse CSD jep leje për testet që do të kryen te futbollistët, atëherë ato mund të nisin nga dita e enjte.

Megjithë vendimet e marra për të anuluar sezonin në Francë dhe Holandë, UEFA kërkon që të mbyllen kampionatet në vende të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjitha organizatat që janë duke menduar për rinisjen e sezoneve të tyre do të duhet të respektojnë një protokoll të plotë që detajon kushtet shëndetësore dhe operative për të siguruar që shëndeti i atyre që janë të përfshirë është i mbrojtur,” tha Tin Meyer, presidenti i komitetit mjekësor të UEFA-s. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?