Lojtari i Kombëtares së Nigerisë firmos për Laçin

Michael Babatunde është lojtari më i ri i Laçit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kurbinas me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Lojtari ka firmosur kontratën me Laçin dhe do të jetë pjesë e skuadrës në vazhdim. Babatunde më parë ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë.

“Micheal Babatunde është zyrtarisht lojtar i skuadrës tonë, pas hedhjes së firmës mbi kontratë. Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë në të shkuarën. Ai ka pozuar sot me uniformën e re, të sezonit 2022-23”, shkruhet në njoftimin e klubit kurbinas.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?