Lojtari i Vllaznisë infektohet me Covid-19

Futbollisti i Vllaznisë Erdenis Gurishta rezulton pozitiv me Covid-19. Lojtari kuqeblu ka marrë përgjigjen sot dhe ka rezultuar pozitiv.

Tashmë lojtari është në karantinë, ndërsa pritet që të bëhen analizat edhe për personat e tjerë të kontaktit.

Sot në Shkodër u shënuan 3 raste me Covid-19, një nga të cilët ishte lojtari kuqeblu./Abcnews.al

SHKARKO APP