“Lojtari më i mirë i vitit” nga UEFA, zbulohen 3 kandidatët
Teksa të gjithë po presin kandidatët për “Topin e Artë” për vitin 2022, UEFA së fundmi ka zbuluar 3 emrat që do të jenë kandidatët për Futbollistin më të mirë të Vitit.
Bëhet fjalë për Karim Benzema, fitues i Champions League, së bashku me shokun e ekipit Thibaut Courtois, ndërkohë që emri i tretë është Kevin De Bruyne.
Fituesi do të zbulohet gjatë hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions League për sezonin 2022/23, e programuar që të zhvillohet në Stamboll më 25 gusht. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

