Lokomotiva e Zagrebit e “fiksuar” me shqiptarët, kërkon edhe talentin e Teutës
Lokomotiva e Zagrebit po kthehet në destinacionin e preferuar të futbollistëv shqiptar, teksa numri i tyre mund të arrijë në 6. Sherif Kallaku, talenti i Teutës, së fundmi ka përfunduar në radarët e klubit kryeqytetas që do të tentojë të bashkojë atë me emra të tillë, si Uzuni, Mersinaj, Tuci, Çokaj dhe Kastrati.
Pas Osijek në garë për të marrë shërbimet e Sherif Kallakut ka hyrë edhe Lokomotiva e Zagrebit një klub që beson shumë te futbollistët shqiptarë dhe i hedh gjithmonë sytë nga Kategoria Superiore. Për 22-vjeçarin do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë transferimi në kampionatin kroat.