Lokomotiva e Zagrebit prezanton Kallakun: Një nga talentet më të mëdhenj shqiptar!
Lokomotiva e Zagrebit ka prezantuar blerjen më të re, Sherif Kallakun. Kroatët paguan 150 mijë euro te skuadra e Teutës për të marrë talentin e njohur për të cilin nuk i kanë kursyer elozhet.
“Lokomotivës i është bashkuar një prej talenteve më të mëdhenj shqiptar, Sherif Kallaku”, kështu e nis prezantimin ekipi i njohur kroat për Kallakun.
Vetë futbollisti shqiptar u shpreh për faqen zyrtare të Lokomotivës: “I njoh të gjithë djemtë shqiptarë të Lokomotivës, dhe do jetë më e lehtë për mua të përshtatem me mjedisin e ri”, shprehet Kallaku.
Tek Lokomotiva e Zagrebit, Kallaku do gjejë disa lojtarë shqiptarë si: Mersinaj, Çokaj, Tuci apo dhe Ibishi. Mesfushori shënoi plot 14 gola te skuadra e Teutës.