Longo: Presioni te Dinamo, janë të detyruar që të fitojnë

Kukësi do të sfidojë Dinamon në javën e 7-të të Superiore, një ndeshje që do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Para duelit trajneri i Kukësit, Diego Longo e ka cilësuar si një ndeshje që duhet fituar nëse dëshirojnë që të qëndrojnë në vendet e para të renditjes.

“Dinamo është ngjitur këtë vit, por ka traditë. Ka një ekip të mirë. Mos të harrojmë që ka një ekip të mirë. Është një ekip që pretendon titullin kampion, por aktualisht është në presion. Nëse nuk fiton nesër, do jetë një problem për ta pasi ka bërë investime të mëdha.

Për sa i përket presionit të jashtëm, ata janë të detyruar të fitojnë. Ne jemi të detyruar të fitojmë vetëm për shkak të mentalitetit që kemi. Nuk ka më alibi. Duhet të bëjmë mirë dhe të kemi rezultate pozitive. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”, deklaroi tekniku italian. Dinamo-Kukësi zhvillohet nesër në stadiumin “Air Albania”, ora 19:45.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?