Lorenc Vila transferohet në Turqi te Menemenspor

Lorenco Vila sezonin e ardhshëm do të luajë në Turqi, te Menemenspori. Mediat turke citojnë zyrtarin e këtij  ekipi, Recep Ersoy: “Lorenco Vila është një futbollist cilësor si 23-vjeçari Nigerian, Bernard Bulbwa, të cilin e transferuam së fundmi.”

Skuadra nga Izmiri ka arritur marrëveshjen me 21-vjeçarin e Teutës, i cili gjatë këtij sezoni tundi 21 herë rrjetat e rivalëve. Gjithsesi nuk zbulohen detajet rreth akordit apo shumës që do të mund të përfitojë Teuta.

Talenti durrsak do t’u bashkohet shqiptarëve të tjerë që luajnë për këtë skuadër në Ligën e Parë të Turqisë, dy ish-futbollistëve të Laçit, Gentian Selmanit dhe David Domgjonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?