Loriana Kuka i jep medaljen e artë Kosovës në European Open të Sarajevës

Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e artë në European Open të Sarajevës.

Në rrugëtimin drejt së artës, Kuka në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Wazaari dhe Ippon turken Serdem Daharli.

Në fazën e çerekfinales, Loriana e mposhti me Ippon xhudisten holandeze Lieke Derks, kurse në gjysmëfinale triumfoi me Ëazaari kundër kroates Petrunjela Pavic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në finale, Kuka u përball me xhudisten italiane Linda Politi, të cilën e mposhti duke i siguruar kështu një medalje tjetër Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?