Lorik Cana para finales: Reali favorit për shkak të eksperiencës

Ish-futbollisti i Kombëtares sonë, Lorik Cana ka folur para finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Në një intervistë për “Vizion Plus” ai është shprehur se Reali është më favorit për shkak të eksperiencës ndaj Liverpulit.

“Jemi mësuar që ta shohim gjithmonë Realin në finale. Është një skuadër që tregon gjithmonë nivel. Performanca të mira dhe që i fiton. Liverpuli është një ekip në super formë, por mos harrojmë se Reali ka eliminuar ekipe të mëdha si PSG, Juventus dhe Bajern.

Thjeshtë emri Real dhe eksperienca e viteve të fundit i bën ata në një përqindje të vogël pak më shumë favorit se të kuqtë. Nëse gjatë lojës nuk del ajo që ke përgatitur, ata e kanë këtë eksperiencë për ta marrë më shpejt veten. Liverpuli do ta ketë mundësinë për të krijuar mundësi, por Reali ka fuqinë për ta ndryshuar ndeshjen. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?