Lotar Mateus, trajner i ardhshëm i Kosovës?

Legjenda e futbollit të Gjermanisë, Lothar Matthaus do të jetë pasardhës i Albert Bunjakit, i cili u largua nga përfaqësuesja e Kosovës pas eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”.

Burime të ‘Gazeta Express’ kanë siguruar një fotografi të Matthaus me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e shkrepur mbrëmë në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA në Londër.

Matthaus e udhëhoqi si kapiten Gjermaninë Perëndimore drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 1990, dhe u shpall lojtari i vitit në Evropë po atë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 1991, ai u bë lojtar i parë ndonjëherë që fiton çmimin lojtari i vitit i FIFA-s. Si lojtar, ai ka luajtur për ekipe të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Inter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa si trajner, ai ka drejtuar ekipe kombëtare si Hungaria (2004-06) dhe Bullgaria (2010-11). Ai i ka drejtuar edhe skuadrat si Rapi Ëien, Partizan Belgrade, Red Bull Salzburg e të tjera./gazeta express

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?