“Luaj me kombëtaren në Botëror”, Memushaj tregon ëndrrën në sirtar
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj po kalon një formë fizike të mirë.
Kjo ka sjellë performanca mjaft të bukura në fushë, por edhe dy ëndërra.
Në një intervistë për “Il Centro”, vlonjati ka pohuar se dëshiron që të përfaqësojë kombëtaren shqiptare në Kupën e Botës, si dhe të ngjis Pescara në Seria A.
“Në vitin 2022 do ta mbyll karrierën time këtu, por së pari kam dy synime. Dua të kthehem në Serie A dhe të luaj Kupën e Botës në Katar. Kampionati është mjaft i ekuilibruar këtë vit, por mund të ngjitemi në majë. Duhet të jemi të uritur dhe të guximshëm si Inter i Antonio Conte, asnjëherë i ngopur dhe gjithmonë i uritur,” përfundoi Memushaj.
32-vjeçari mban shiritin e kapitenit te skuadra italiane, ku aktivizohet prej pesë vitesh. Një eksperiencë të tillë e ka arritur edhe me kombëtaren shqiptare, teksa është lojtari i parë i kombëtares shqiptare që jep asist në Europian, pikërisht ai për Sadikun në fitoren 1-0 ndaj Rumanisë.