“Luajtën me skemën 5-5-0”, Guardiola sulmon Atleticon pas fitores minimale
Pep Guardiola ka sulmuar Atletico Madridin për mënyrën e lojës ndaj tyre në fitoren minimale që morën mbrëmjen e djeshme në “Etihad Stadium”. Strategu spanjoll është shprehur: “E kishim paramenduar që ata do të luanin me skemën 5-3-2, por më pas ata kaluan në skemën 5-5-0.
Në kohët parahistorike, sot dhe njëqind mijë vjet më pas, është shumë e vështirë të sulmosh një sistem të tillë loje. Nuk ka hapësira, janë fizikisht të fortë, ne jemi të vegjël dhe të lehtë. Duhet të bësh durim. E ndjej që do të jetë një ndeshje e ngjashme edhe në Madrid”.
Fjalët e ish-strategut të Barcelonës nuk i kanë pëlqyer aspak kapitenit të Los Colchoneros, i cili i është përgjigjur me një postim në Instagram: “I dashuruar me historinë tënde që në kohërat parahistorike. Krenar që jam Atletico”, ka shkruar mesfushori duke i shtuar mesazhit edhe stemën e skuadrës madrilene. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

