Luajti me 12 lojtarë për 17 sekonda, Gjykata Sportive fal Bayernin

Gjykata Sportive në Gjermani rrëzoi apelin e ekipit të Freiburg që kërkonte fitoren në tavolinë kundër Bayernit, i cili futi gabimisht 12 lojtarë në fushën e lojës. Me këtë vendim, Gjykata Sportive la në fuqi rezultatin 4-1 në favor të bavarezëve.

Përgjatë 17 sekondave, Bayern ishte me një lojtar më tepër sesa kundërshtari, pasi në minutën e 85, Coman, i cili u zëvendësua me Sule, nuk doli nga fusha. Arbitri e ndaloi ndeshjen sapo e vuri re se diçka nuk shkonte.

Rregullorja thotë se “nëse një lojtar i cili nuk ka të drejtë të luajë apo të përdoret në një ndeshje, luan në atë ndeshje, takimi konsiderohet i humbur 2-0 nga ekipi që e ka kryer shkeljen dhe i fituar 2-0 nga kundërshtari, përveçse në rastin kur arbitri e vazhdon ndeshjen pas përdorimit të lojtarit që nuk duhet të kishte luajtur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?