Luajti në Botërorin e Klubeve, Benfica largon mbrojtësin e Kombëtares sonë
Adrian Bajrami nuk do të jetë pjesë e Benfikës për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të luajë në Superligën zvicerane, pasi është huazuar nga klubi portugez te FC Luzern.
Ky transferim shënon një rikthim të veçantë për 23-vjeçarin, i cili pas plot 7 vitesh kthehet në vendin ku është lindur dhe formuar si futbollist, fillimisht me ekipet e moshave të Young Boys.
Bajrami ka pasur pak hapësira me ekipin e parë të Benfikës, ku ka zhvilluar gjithsej gjashtë ndeshje dhe ka shënuar një gol, përfshirë dhe disa minuta në Botërorin për Klube.
Huazimi te Luzern pritet t’i japë më shumë mundësi aktivizimi dhe zhvillimi, në një sezon që është i rëndësishëm edhe për paraqitjet me përfaqësuesen shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

