Luan Zmijani: Vllaznia të vlerësojë të rinjtë e talentuar para sezonin tjetër
Vllaznia e priste humbjen në Laç, pasi skuadra e tij nuk ka asnjë pretendim për trofe dhe as për ndonjë vend në Kupat e Europës. Po ashtu deri tani nuk rrezikon as rënien, në një kategori më poshtë. Trajneri i ri i kësaj skuadre, Luan Zmijani, e pranoi pas humbjes 1-0 me Laçin se kuqeblutë po vuajnë psikologjikisht dhe duhet të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm. -“Skuadra është e dërrmuar psikologjikisht. Futbollistët vrapojnë por nuk kanë dëshirë të fitojnë. Këto ndeshje do të jenë për seleksionim. Duhet t'iu japim dorë lojtarëve të rinj,” – theksoi Zmijani, i cili pasoi një ditë më parë në stol italianin e shkarkua Baldo Ranieri. Zmijani siguroi se pavarësisht se ka marrë drejtimin e një skuadre pa objektiva, e ndien presionin që ushtron opinioni sportiv në Shkodër. – “Kam trysni në punën time, pasi Shkodra kërkon gjithnjë fitoren, është qytet që e do futbollin,” – theksoi Luan Zmijani, i cili ka drejtuar së fundmi ekipin e të rinjve të Vllaznisë.
KOHA JONË SONDAZH

