Lubinko Druloviç: Nëse Shqipëria fitoi në Portugali, pse jo edhe Serbia!

Lubinko Druloviç  e njeh më së miri Portugalinë dhe beson në një ndeshje të mirë për ekipin e tij, që do t’i hapte “dritën jeshile” Serbisë, në rast të një rezultati pozitiv, në përballjen e së dielës ndaj Portugalisë. Ish-lojtar serb i FC Porto, Benfica dhe Gil Vicente në Portugali, thekson se përderisa ndaj portugezëve fitoi Shqipëria, jashtë fushës së saj, nuk ka pse të mos e arrijë atë edhe Serbia, edhe pse luzitanët konsiderohen favoritë të grupit dhe humbjen e parë e konsideruan thjesht një “aksident” . – “Gjithmonë në kombëtare jepet maksimumi nga çdo lojtar i Serbisë. Lojtarët e Serbisë duan të luftojnë për vendin e tyre dhe kanë një mbështetje të pabesueshme të tifozëve. Stadiumi kur luan Serbia mbushet plot. Kjo u jep atyre edhe më shumë krahë, “ theksoi ai për faqen e “Alo.rs.”  Ish-lojtari i kombëtares serbe kujton se në Portugali “nuk ka probleme me tifozët”, si në Serbi. – “Stadiumet janë të hapura, nuk ka bare, ata jetojnë vetëm për futboll,” –  ka thënë ai. Kësisoj i është referuar ndeshjes së kaluar mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku pati incidente të rënda në Beograd dhe për rrjedhojë ajo u ndërpre në pjesën e parë kur rezultati ishte 0-0. Incidentet bënë jehonë ndërkombëtare. UEFA dënoi dy federatat me gjobë, i hoqi tre pikë Serbisë, por çuditërisht i dha rezultatin në tavolinë 0-3 serbëve, me motivacionin se kuqezinjtë pas trazirave nuk pranuan më të dilnin në fushë dhe braktisën lojën. Kësisoj, Serbia që u detyrua të luajë pa tifozë ndaj Danimarkës, pas tre ndeshjeve të para ka mbetur në kuotën e 1 pike dhe duhet të mos humbë përballjen me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.  Megjithatë, Druloviç beson se Serbia mund të kthehet në shtëpi me tre pikë. – “Sigurisht se Serbia edhe mund të fitojë. Nëse Shqipëria pati sukses, edhe në qoftë se ata nuk e kishin Ronaldon, ne gjithashtu mund të arrijmë atë”- theksoi ai. Kuqezinjtë e Gianni de Biasit e nisën fushatën e eliminatoreve me fitore ndaj Portugalisë, falë golit që shënoi Bekim Balaj. – “Ne kemi lojtarë me cilësi. Unë pres një ndeshje të mbyllur. Dhe disa lojtarë të Serbisë besoj se do të ndjehen si në shtëpi. Pse? Matiç, Markoviç dhe Gjuriçiç kanë luajtur me ekipin e Benfica. Ata e njohin mirë terrenin. Tifozët na duan dhe me siguri do të pritet mirë,” – shprehet ai. Ndeshjes e së djelës, teksa Armenia që përballet me ekipin tonë në Elbasan dhe Serbia me Portugalinë, do të përcaktojnë fatet e këtyre dy ekipeve që kanë nga një pikë deri tani, pasi në rast humbje vështirë se ato mund të rikuperojnë për të kapur tre vendet e para. Serbia dhe Shqipëria pas incidenteve më 14 tetor 2014, presin që fatet e këtij takimi të vendosen më 17 prill, kur edhe do të vendosë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lausanë. 

A.M/ Koha Jonë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?