Lucescu i kërkoi fanellën, por Messi refuzoi t’ia jepte për një arsye
Një nga trajnerët me më shumë eksperiencë në futbollin evropian Mirceau Lucescu, mbrëmjen e së mërkurës përfitoi nga fakti që përballë ekipi të tij ishte Lionel Messi, për t’i kërkuar fanellën.
Edhe pse mund dhe argjentinasi shënoi një nga dy golat, Lucescu nuk e fshehu vlerësimin për “pleshtin” argjentinas, teksa në fund të takimit i ka kërkuar edhe fanellën.
Takimi emocionues është kapur nga kamerat, me Lucescu që i ngjitet në shpinë Messit për t’i marrë fanellën. Argjentinasi sqarohet, duke i thënë se do t’ia dërgojë te dhoma e zhveshjes, sepse këtu nuk e lejon protokolli anti-Covid. Një veprim i justifikuar nga “Pleshti” që me siguri që ja ka dërguar në dhomat e zhveshjes.