Lufta Rusi-Ukrainë, vendoset në rrezik finalja e Championsit në Shën Petersburg
Kriza mes Rusisë dhe Ukrainës, që mund të eskalojë në luftë, mund të ketë ndikim dhe në botën e futbollit. Finalja e Champions League, e programuar për t’u luajtur në Shën Petersburg, një vend që dhe për shkaqe politike, është vendosur në dyshim të madh.
UEFA me anë të një njoftimi për shtyp për momentin ka mohuar një ndryshim të vendit ku do të luhet finalja: “UEFA po monitoron në mënyrë konstante situatën. Për momentin nuk ka asnjë plan për të ndryshuar vendin e finales”.
Alternativat janë të shumta në Europë për të luajtur finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube nëse konflikti do të përshkallëzohet. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

