“Luftë e Paqe” në Pukë, rrëzohet Lushnja, “buzëqeshin” Bylis e Besëlidhja

Mbyllen ndeshjet e javës së 17-të në Kategorinë e Parë dhe surpriza shënohet në Lushnjë ku fitoi Sopoti i Librazhdit, ndërkohë që në krye-ndeshjen e Grupit A mes Tërbunit e Mamurrasit nuk pati fitues, por u shënuan incidente me tifozët pas takimit. Gjithsesi përfituan nga kjo javë Besëlidhja dhe Bylis, që fituan dhe u afruan me kryesuesit në garë për t’u ngjitur në Superiore.     

Grupi A

Paqe 1-1 në rezultat, por ndeshja në Pukë mes Tërbunit dhe Mamurrasit ka qenë tepër e tensionuar që nga fillimi dhe deri në përfundimin e saj. Vendasit nuk mundën dot të shkonin më larg se barazimi, edhe pse Mamurrasi mbeti me 10 lojtarë që në pjesën e parë. Pas ndeshjes, në një stadium të tejmbushur me tifozë, nga të dyja ekipet, pati edhe përplasje mes tyre. Hedhje objektesh të forta, sharje dhe ofendime e përplasje fizike mes tifozëve e bënë të vështirë për policinë që të kontrollonte situatën. Besëlidhja fitoi lehtësisht 2-0 ndaj Ilirisë në Lezhë dhe afrohet me dy kryesuesit, si një tjetër pretendente për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.   

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi B

Swiss Digital Mobile Reklama

Bylis i Ballshit fitoi 1-2 në Pogradec dhe barazoi Lushnjën në krye të klasifikimit. Ballshiotët janë rreshtuar kësisoj si pretendentë për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore.  Idrizaj shënoi për Sopotin në Lushjnë dhe i dha fitoren librazhdasve, duke ndalur kryesuesit e Grupit B, në një surprizë të pakëndshme për vendasit që e menduan të lehtë fitoren.   Ndeshja tjetër të zhvilluar në Sarandë, mes Butrintit e Dinamos, dy ekipe që pretendojnë ngjitjen në një kategori më lart u mbyll në barazim pa gola, 0-0, duke e bërë garën pas javës së 17-të mes ekipeve pretendente për t’u ngjitur në Superiore edhe më të ashpër e interesante.

 

Kategoria e Parë

Java e 17-të – Sot

Grupi A

Veleçiku-Kastrioti               3-5

Tërbuni-Mamurrasi             1-1

Ada-Besa                          0-0

Burreli-Kamza                    3-2

Besëlidhja-Iliria                   2-0

 

 Klasifikimi

Tërbuni                43

 Mamurrasi           42

 Besëlidhja           41

 Burreli                 22

Iliria                     17

Kamza                  16

Besa                    16

 Kastrioti              16

Ada                     15

Veleçiku               7

 

Grupi B

Butrinti-Dinamo               0-0

Pogradeci-Bylis              1-2

Naftëtari-Tomori             0-0

Shkumbini-Luftëtari        1-0

Lushnja-Sopoti              0-1

 

Klasifikimi

 Lushnja               29

 Bylis                   29

 Butrinti                27

 Sopoti                 26

Dinamo               22

Tomori                22

Pogradeci           19

Shkumbini          18

 Luftëtari            17

 Naftëtari            17

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?