Luftëtari, skuadra e Superiores që bën tamponet për koronavirus

Stërvitjet kolektive kanë filluar që nga dita e hënë, pas dy muajsh bllokimi nga pandemia. Testimet dhe tamponet janë pjesa më e rëndësishme e fazës 2, por që duket se seriozisht e kanë marrë vetëm në Gjirokastër. Tampone e teste mjekësore për të gjithë futbollistët përpara rinisjes së stërvitjes kolektive.

Kështu ka rinisur Luftëtari përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Bluezinjtë nën drejtimin e teknikut Neritan Novi kërkojnë të respektojnë protokollin, për të mos patur komplikacione të mëtejshme me lojtarë të karantinuar.

Ajo që i shqetëson të gjithë, e natyrisht edhe gjirokastritët, është rreziku i dëmtimeve, me lojtarët që vijnë nga një periudhë e gjatë inaktiviteti dhe duhet të bëjnë llogaritë me një kalendar intesiv. Pikërisht për këtë, të gjithë kërkojnë ti japin ngarkesën e duhur bluzinjve, me dy javë me dy seanca stërvitje ditore.

Swiss Digital Desktop Reklama

I vetmi klub që ka nisur stërvitjen pa trajner është Flamurtari, teksa kuqezinjtë kanë nisur stërvitjen kolektive në fushën e “Pyllit të Sodës” , por pa Marcelo Troisi. Trajneri ka mbetur peng i mbylljes së kufijve dhe pritet të mbërrijë brenda dy ditëve nga Greqia, por që më pas duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?