Luhet finalja e Kupës, FSHF kërkon që të ketë tifozë në stadium

Ditën e diel pritet të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës.

Ndeshja do të luhet në kullën me stadium ‘Air Albania’.

Për këtë arsye, FSHF me anë të një publikimi, ka kërkuar që kjo ndeshje të luhet me tifozë, por vetëm pas portave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas FSHF, Shqipëria duhet të marrë shembull tek Franca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa e FSHF e bërë publike në Facebook:

Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin #AirAlbania.

#FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një #finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?