Luhet sonte Derbi i Madoninës, do të zbulohet bileta e parë për finalen e Kupës

Derbi i Madoninës sjell sonte në mbrëmje një duel që do të dhurojë shumë emocione për Kupën e Italisë. Inter ose Milan do të diskutojnë biletën që mund të ndikojë edhe në kampionat.

Dueli i parë përfundoi me rrjeta të paprekura edhe pse spektakli dhe emocionet nuk munguan. Nëse do t’i referohemi statistikave jashtë kampionati, dy ekipet janë përballur 31 herë ndërmjet tyre, 13 herë ka fituar Milan, 8 Inter ndërsa 10 ndeshje kanë përfunduar në barazim, megjithatë një derbi gjithmonë ka një histori ndryshe.

Sa i përket organikës së dy skuadrave, tekniku Inzaghi do të kërkoj fitoren e parë ndaj Milanit për këtë sezon pasi do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë, ndërsa kuqezinjtë kanë dyshime për Zlatan Ibrahimoviç, Castillejo apo Romagnolin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një aspekt që mund të ndikojë negativisht tek Inter është goli në fushën kundërshtare. Nëse në kompeticionet europiane, ky rregull është hequr, në Kupën e Italisë është në fuqi deri në fund të sezonit. Derbi Inter-Milan do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?