Luis Diaz i thotë “po” Bayernit, Liverpooli arkëton 75 milionë euro

E ardhmja e Luis Diaz te Liverpooli duket se po shkon drejt një ndryshimi të madh. Mesfushori ofensiv kolumbian nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Arne Slot, sidomos pas një merkatoje shumë aktive të “The Reds”, që kanë afruar emra si Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike.

Në këtë kontekst, largimi i Diaz është bërë gjithnjë e më i mundshëm dhe nuk ka vonuar interesi i madh nga një prej klubeve më të fuqishme të Evropës: Bayern Munich.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike dhe gjermane, kampionët e shumëfishtë të Bundesligës janë të gatshëm të paguajnë 75 milionë euro për kartonin e Luis Diaz, duke e bërë atë një nga operacionet më të mëdha të kësaj vere.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bayerni e sheh 27-vjeçarin kolumbian si përforcimin ideal për krahët ofensivë, veçanërisht pas disa ndryshimeve në repartin e avancuar dhe në kërkim të një lojtari të eksploziv me driblim dhe intensitet loje, cilësi që Diaz i ka demonstruar në Premier League dhe në kompeticionet evropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij, lojtari nuk është kundër një transferimi në Gjermani, sidomos në një klub me ambicie të qarta europiane si Bayern.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?