Luis Enrique: Jemi skuadër e vërtetë, goli i shpejt na dha më shumë besim

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, është shfaqur i lumtur pas fitores në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.

“Skuadra tregoi mentalitetin që kemi çdo ditë. Ishte një ndeshje e mbushur me emocione dhe në një atmosferë të jashtëzakonshme. Goli i shpejt na dha shumë besim”, tha tekniku spanjoll pas ndeshjes.

Luis Enrique ka vlerësuar edhe paraqitjen e Ousmane Dembélé, autor i një performance të shkëlqyer: “Është një kënaqësi ta kemi Dembélén te PSG. Nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit? Nuk e di ende. Por ne jemi një skuadër e vërtetë – nëse luan, shumë mirë, nëse jo, do të tregojmë sërish forcën tonë si ekip”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në “Parc des Princes”, skuadra e tij do të jetë gati: “Do të luajmë përpara tifozëve tanë. Duhet të kontrollojmë ndeshjen dhe do të jemi të përgatitur”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?