Luis Enrique “kërcënon” dhëndrin: Nëse feston me shenjën e biberonit do ta dërgoj në tribunë

Pasi u zbulua se futbollisti i kombëtares spanjolle, Ferran Torres është fejuar me Sira Martinez, vajzën e teknikut të Spanjës, Luis Enrique, nuk kanë munguar dhe ngacmimet për strategun.

I pyetur gjatë një transmetimi live, në llogarinë e tij në “Twitch” se si do të reagonte nëse Ferran do të bënte shenjën e biberonit në rast shënimi të një goli, Luis Enrique deklaroi se lojtari do ta “pësonte keq”.

“Nëse e bën, do ta zëvendësoj menjëherë dhe do ta dërgoj gjithmonë në tribunë pa e lënë kurrë të shkelë përsëri në një fushë futbolli, nuk po bëjmë shaka është përgjigjur Luis Enrique. Strategu nuk dëshiron të bëhet gjysh kaq shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?