Luis Enrique: Ndaj Chelsea-t s’do të jetë formalitet, por ne duam të shkruajmë historinë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka deklaruar se finalja e nesërme e Kupës së Botës për Klube ndaj Chelseat nuk do të jetë aspak e lehtë, pavarësisht rolit të favoritit që i atribuohet skuadrës së tij.

“Nuk do të jetë një formalitet i thjeshtë,” u shpreh Enrique në konferencën për shtyp. “Chelsea ka një skuadër të shkëlqyer. Maresca po bën një punë të jashtëzakonshme dhe më pëlqen shumë mënyra se si po e drejton ekipin. Janë një skuadër shumë e kompletuar.”

PSG ka dominuar sezonin, duke fituar të gjitha trofetë: Kupën e Francës, Superkupën, kampionatin dhe Ligën e Kampionëve. Tani, objektivi është që suksesi të kurorëzohet edhe me trofeun e pestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dëshirojmë të mbyllim një vit të jashtëzakonshëm në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha tekniku spanjoll. “Tani duhet të hapim kapitullin tjetër, të fitojmë trofe të tjerë të rëndësishëm. Duam të shkruajmë historinë duke fituar finalen e nesërme.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?