Luiza Gega Kampione Europe, Fidel Ylli: Qeveria të sensibilizohet

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, flet për arritjen e madhe të atletes Luiza Gega, e cila u shpall Kampione Europe. Ai thotë se duhet të sensibilizohet opinioni publik, por mbi të gjitha qeveria.

”Shpërblim për Luiza Gegën? Kur kemi një rezultat të tillë, duhet të sensibilizohet i gjithë opinioni, por mbi të gjithë qeveria, pasi ata kanë paratë. Duhet të tregojnë që të japin shpërblime elitare, për këtë sportiste elitare. Sportistët tanë janë heronj. Këta janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Ky është sporti që të rrit imazhin në mes të Gjermanisë. Këtyre sportistëve duhet t’iu ndërtojmë një piedestal”.

Po ashtu Ylli tha se nuk ka çfarë t’i rekomandojë kryeministrit Edi Rama, por nënvizoi se kërkon që sporti të zërë vendin e vet në Shqipëri.

Luzia Gega u shpall kampione e Europës në atletikë dhe fitoi medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Mynih. Sportistja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31.

SHKARKO APP