Luiza Gega në super formë, fiton medalje ari në Francë

Luiza Gega vazhdon të konfirmohet si një prej atleteve më të forta në arenën ndërkombëtare, në garën e 3000 metrave. Vetëm pak ditë pasi siguroi kualifikimin në finalet e Botërorit të Atletikës, kampionia kuqezi fitoi edhe medalje të artë në Francë.

Me kohën 8 minuta, 50 sekonda e 08 të qindtat, Gega triumfoi në disiplinën e saj në Mitingun e Miramas, duke lënë pas britaniken Fraj dhe suedezen Kristianson.

Luiza Gega shpreson se do të jetë në podium edhe në Kampionatin Botëror, që do të zhvillohet në muajt e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?