Luiza Gega në super formë, shkon në finalen e 3000 metrave të Botërorit të Atletikës (VIDEO)

Luiza Gega pas perfomancave fantastike në Lojërat Mesdhetare, vijon të shkruaj historinë me një kualifikim të rëndësishëm në finalen e 3000 metrave me pengesa në Kupën e Botës që po zhvillohet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarja doli e treta në baterinë 2 të kualifikueseve, me kronometrin e ndalur në kohën 9:14.91, duke arritur finalen e një Botërori, për herë të dytë në karrierë, pas Doha 2019.

Gara finale e kampionati botëror do të zhviloihet në orën 04:45 të mëngjesit të 21 korrikut (me orën shqiptare).

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?