Luiza Gega përgatitet për Olimpiadën, fiton 3000 metra në Kupën e Shqipërisë
Kupa e Shqipërisë mësoi kampionët e saj të rinj, me aktivitetin që u zhvillua në pistën e stadiumit Elbasan Arena. Vllaznia triumfoi për meshkujt, me ekipin shkodran që arriti të lërë pas me diferencë pikësh Skënderbeun dhe Teutën.
Te femrat ndërkohë në vendin e parë u rendit Tirana e atletes rekordmene shqiptare Luiza Gega, e cila këto aktivitete po i shfrytëzon në maksimum si përgatitje për Lojërat Olimpike që u spostuan për vitin e ardhshëm.
“Aktivitetet ndërkombëtare janë anuluar, si dhe Olimpiada që është shtyrë vitin e ardhshëm, kjo do të thotë që këtë vit nuk kam objektiv madhor përtej përgatitjes për vitin që vjen, që do të jetë shumë i ngjeshur”, deklaroi Gega.
Sa i përket Kupës së Shqipërisë, Gega triumfoi në garën e 3000 metrave me kohën 9 minuta e 4 sekonda.