Luka Jovic rrezikon 6 muaj burg për shkak të shkeljes së karantinës

Luka Jovic mund ta pësojë keq nga shkelja e karantinës. Ish-sulmuesi i Benficas dhe Eintracht Frankfurtit shkeli regjimin e karantinës për të udhëtuar në Serbi dhe për të marrë pjesë në ditëlindjen e së dashurës së tij. Për shkeljen e vetizolimit, prokurori ka kërkuar gjashtë muaj burg, por mbetet të shihet nëse gjyqtari mund të marrë një dënim më të lehtë, të cilën mund ta shlyejë me punë të detyruar.

Ndër të tjera, Jovic tashmë ka paguar 30 mijë euro pikërisht për shkeljen e protokollit shëndetësor me atë rast. Lojtari serb po kalon në fushën e gjelbër, pikërisht pas “nokautit” që “Los Blancos” pësuan në La Liga ndaj Cadizit dhe në Champions përballë Shakhtar Donetskut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?