Luka Modric bën gati rinovimin me Realin deri në vitin 2023

Luka Modric pavarësisht moshës, vijon të jetë një lider i vërtetë në mesfushë. Mesfushori kroat, i cili fitoi “Topin e Artë” në vitin 2018, do të rinovojë kontratën deri më 30 qershor 2023.

Objektivi i tij është që të zbresë në Santiago Bernabeu e ri, dhe që pritet të përfundojë në fund të vitit 2022. Më pas Modric sigurisht që do të mendojë edhe për Kupën e Botës, pasi siguroi një biletë me Kroacinë e tij pas fitores minimale ndaj Rusisë.

Edhe pse në moshën 36 vjeç, mesfushori i Realit ka ende energji për të dhënë për Los Blancos dhe për Kroacinë. Një shembull perfekt se si me punë mund të qëndrohet në nivelet më të larta të futbollit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?