Luka Modric i bind të gjithë te Milani, bën gati rinovimin e kontratës

2,144 minuta në 28 ndeshje mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Superkupës flasin qartë për peshën që ka marrë Luka Modric në sezonin aktual. Pavarësisht moshës, mesfushori kroat është shndërruar në një pikë referimi në skemat e trajnerit Massimiliano Allegri, duke ofruar stabilitet dhe eksperiencë si në fushë, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.

I afruar gjatë verës si një mundësi e favorshme në merkato dhe jo si zgjedhja e parë për repartin e mesfushës, Modric ka përmbysur pritshmëritë fillestare. Sot, ai konsiderohet një element i pazëvendësueshëm në formacionin e Milanit, me Allegri-n që i beson vazhdimisht minuta të rëndësishme në ndeshjet kyçe.

Kontrata e kroatit është firmosur për një vit, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon, në varësi të vullnetit të lojtarit. Drejtuesit e Milanit janë vënë në lëvizje për ta bindur 38-vjeçarin të qëndrojë në “San Siro” edhe për edicionin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve të mediave italiane, Modric ndihet komod në Milano dhe i integruar plotësisht në projekt, por vendimi përfundimtar do të merret vetëm në fund të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?